Agjencia Zhurnal.mk

Arrestohet një burrë nga Kavadari sepse kontrabandonte migrantë me traktor

Një banorë nga Kavadari është kapur duke kontrabanduar migrantë në udhëkryqin e ri te Varrezat e qytetit. Në traktorin e tij janë gjetur tre persona migrantë – K.S.(22), J.Z.(23) dhe një 17-vjeçarë, të gjithë nga Afganistani.

Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe Departamenti për krim ndërkufitar, migrantë, të huaj dhe ripranim pranë QR për RK Jug. Vozitësi R.K. është arrestuar në stacionin policor, derisa migrantët janë vendosur në Qendrën transitore të pranimit “Vinojug”-Gjevgjeli për procedurë të mëtutjeshme. Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e rrastit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...