Kosovë

Arrestohet një inspektor i komunës së Prishtinës për marrje ryshfeti, kapet në flagrancë

Zhurnal Ads

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën një inspektor ndërtimi në Komunën e Prishtinës për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të pozitës.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë (NJRHKEK) bën të ditur se më 29.09.2020 ka pranuar palën ankuese i cili ka deklaruar se është pronar i një firme ndërtimi që merret me ndërtime të larta.

Ankuesi tregon se është duke e ndërtuar një objekt në një lagje të Prishtinës dhe se edhe përkundër faktit që posedon leje ndërtimi iu kanë ndaluar punimet nga një inspektor i ndërtimi i Komunës së Prishtinës dhe sipas tij, ky i fundit është duke i kërkuar ryshfet për t’ ia lejuar vazhdimin e punimeve.

“NJHRKEK – Prishtinë pas pranimit të informatës, ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të verifikimit të informacionit që jep ankuesi, sigurohet simulimi i veprës penale (sigurimi i  parave, fotografimi i parave që do përdoren për simulim). Dje, më 29.09.2020, në ora 17:00, në një restauruan në Prishtinë realizohet arrestimi në flagrancë i një të dyshuari i cili kishte pranuar një shumë parash nga ana e ankuesit. Paratë e marra i gjinden në çantë personit të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Më këto veprime dyshohet se ka kryer veprat penale: ’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘marrja e ryshfetit’

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar të PTH-Prishtinë, i njëjti me akt-vendim për ndalim të dyshuarit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Postime të ngjashme

Geci dëshmoi për 20 orë në Hagë

admin

Për 24 orë u shqiptuan 1805 tiketa trafiku në Kosovë

admin

Pacolli dhe Haradinaj i urojnë shërim të shpejtë Kurtit pas infektimit me coronavirus

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...