Arrestohet një iraniane në Aeroportin e Prishtinës, prezantoi pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar

nga D V

Një shtetase e Iranit është arrestuar pasi gjatë kontrollit ka prezantuar pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 14:00 në Aeroportin “Adem Jashari”.

Tutje bëhet e ditur se pasaporta është sekuestruar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Iranit pasi që gjatë kontrollit ka prezantuar pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar. Pasaporta është sekuestruar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More