Agjencia Zhurnal.mk

Arrestohet një palestinez për posedim të substancave narkotike, dërgohet për kontroll në psikiatri pasi gërvishti veten në shenjë revolte

Policia e Kosovës ka arrestuar një palestinez në fshatin Vranidoll të Prishtinës, saktësisht në kampin për të huaj pasi i është gjetur një qese e vogël me substanca të dyshuara narkotike.

I dyshuari e kishte gërvishtur veten në shenjë revolte, dhe pas kësaj është dërguar në QKUK, në Repartin e Psikiatrisë për kontroll mjekësor, e më pastaj është kthyer në kampin për të huaj.

“Fsh. Vranidoll, Prishtinë 30.06.2020-00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull palestinez tek i cili gjatë kontrollit, në kampin për të huaj, i është gjetur një qese e vogël me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Nga i dyshuari janë sekuestruar substancat narkotike dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor pasi e kishte gërvishtur veten në shenjë revolte. I dyshuari është dërguar në QKUK- repartin e psikiatrisë, pas kontrollit mjekësor është kthyer në kamp. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!