Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje në Gjakovë

Sot rreth orës 08:00, në stacionin policor në Gjakovë është raportuar një rast i klasifikuar vjedhje i ndodhur në rrugën  “Besim Bistrazhini”  në Gjakovë.

 

Ankuesi kishte raportuar se nga vetura ju kishin vjedhur pesë pasaporta familjare si dhe veshmbathje.

Njësitet relevante të policisë kanë dal në vendin e ngjarjes.

Siç bëhet e ditur, pas një pune intensive operativo-hetimore hetuesit e Sektorit të Hetimeve nga Stacioni Policor në Gjakovë kanë arritur që brenda ditës të identifikojnë personin e dyshuar dhe i njëjti është arrestuar në ora 14:30.

Personi i arrestuar është M.L., m/sh/ shtetas i Kosovës, i lindur 1979.

Hetuesit policor kanë arritur të sigurojnë edhe dokumentet dhe gjërat e vjedhura të cilat i janë kthyer pronarit.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, dhe me urdhër të së cilit personi i dyshuar për kryerje të veprës penale ,,Vjedhje ” mbahet në ndalim policor për 48 orë.

Related posts

Aksident në rrugën Ohër – Kërçovë, një i vdekur 3 të lënduar

D V

Arrestohen tetë persona në Fushë Kosovë, u rrahën mes vete

D V

Dogana konfiskon sasi të madhe të mallrave të kontrabanduara nga Serbia

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com