Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Shkup, 30 korrik – Efektivët e Policisë së Njësisë për punë të brendshme – SPB Kisella Vodë, mëngjesin e sotëm në orën 06:45 minuta, së bashku me Njësinë speciale të antiterrorit në një objekt gastronomik në Haraçinë, e kanë privuar nga liria S.J. (43) nga Haraçina i kërkuar me urdhërarrest, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

 

S.J. është kërkuar pas një urdhër arresti ndërkombëtar dhe një urdhër të lëshuar nga Institucioni ndëshkues përmirësues Idrizovë, për vuajtjen e dënimit me burg prej tre vjetë, pesë muajsh dhe tetë ditë.

MPB-ja informon se ai është dënuar me dënim të përgjithshëm prej gjashtë vjet e gjashtë muaj burg për trafik të paligjshëm të drogës, neni 215, faqja tre e Kodit Penal.

S.J. do të dorëzohet në Burgun e Idrizovës për vuajtjen e dënimit.

Related posts

Kultivonin kanabis në Nikël të Krujës, ndalohet babai me dy djemtë e tij, ishin shpallur në kërkim prej muajsh

D V

Aksident i rëndë në rrugën Klinë-Istog, një i vdekur dhe dy të lënduar

D V

DEA arreston në Kolumbi shqiptarin që drejtonte grupin e kokainës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More