Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata, sekuestrohet një armë zjarri

Mbrëmë nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës themelore në Prishtinë.

Hetuesit policor të mbështetur nga Njësiti Special Operativ, arrestimin e kanë kryer në rrugën magjistrale Prishtinë -Lipjan, saktësisht në parkingun e një lokali.

Gjatë kontrollit, personit të dyshuar i janë gjet dhe sekuestruar: një armë zjarri (pistoletë), një karikatorë me 9 fishekë, një thikë si dhe një lphone.

Personit të dyshuar, A.A. mashkull, 24 vjeç,  me urdhër të prokurorit të shtetit i  është hapë rast për armëmbajtje pa leje dhe i njëjti bazuar në urdhëresën e gjykatës është  dërguar në qendër të paraburgimit.

Postime të ngjashme

Arrestohet në Bllacë 38 vjeçari nga Shkupi

Dafina Vidishiqi

Keqpërdorim seksual i të miturës dhe vozitje në gjendje të dehur, arrestohen dy persona në Podujevë

Dafina Vidishiqi

Ajrovskit nga Prilepi iu shqiptua masa e paraburgimit pasi në kamionin që po voziste u zbuluan 324 kilogramë kokainë

Dafina Vidishiqi

Gjashtë të lënduar në një aksident në Klinë

Dafina Vidishiqi

Në Shkup sanksionohen 247 shoferë, 106 për drejtim të shpejtë të automjetit

Zekirija Haxhiu

Aksident trafiku, rrokulliset kamioni në afërsi të Strazhës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...