Arrestohet një person i kërkuar për shtije të substancave narkotike

Policia e Kosovës, drejtoria rajonale në Ferizaj ka bërë të ditur se në bazë të një informacioni të pranuar ka arritur që, sot të arrestojë një person nga Kaçaniku, me inicialet B.R (M/K) , 23 vjeçar.

 

“Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti, për veprën penale në bashkëkryerje :‘’Blereje, posedim, shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge’’

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Related posts

Në Shkup sanksionohen 220 shoferë, 51 për tejkalim të shpejtësisë

Z H

134 shkelje në trafik në Shkup, 44 për tejkalim të shpejtësisë

D V

Mbi 60 aksidente gjatë ditës së djeshme, dy prej tyre me fatalitet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com