Arrestohet një person në Kaçanik për dhunë në familje

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 20:30 ka pranuar një informacion se në një shtëpi banimi në Kaçanik është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet SH.D (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku viktima ka marr tretman mjekësorë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.

I dyshuari , pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

Related posts

Lajmi Fundit/ Aksident i rëndë në Shkup (VIDEO)

D V

Ndalohet një person për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, ka të bëjë me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit

D V

Zhduket një vajzë në Deçan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More