Policia e Kosovës ka arrestuar sot pasdite një person në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur te rrethi kryesor që dërgon te “Lagjja e Arabëve”.
I kontaktuar nga Kosovapress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ka thënë se pas procedimit të rastit me shkrim në stacionin policor, do të bëhen të ditura edhe detajet lidhur me rastin.
Ndryshe, personi është arrestuar në prani të familjarëve të tij dhe ende nuk dihen shkaqet e arrestimit.
Zhurnal Ads
Zhurnal Ads