Arrestohet një person në Mushtisht, me dëshmi të rreme përvetësoi mbi 100 mijë euro

nga D V

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Mushtisht për mashtrim.

Në raportin policor bëhet e ditur se gjatë vitit 2023, 2024 duke paraqitur dëshmi/fakte të rreme ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë nga të cilët kishte përvetësuar mbi 100,000 euro.

“Mushtisht /2023-2024. Më datë 01.10.2024  është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti gjatë periudhës së cekur kohore duke paraqitur dëshmi/fakte të rreme ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë nga të cilët kishte përvetësuar mbi 100,000 euro”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More