Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se rrahu një polic

nga D V

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 03:50, në Prishtinë.

Tutje në raport thuhet se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar i cili ishte shoqëruar në stacionin policor lidhur me një rast  dhe  ka sulmuar fizikisht duke e goditur viktimën-zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More