Arrestohet një person nga Likova, i dënuar me mbi pesë vite burg

nga Redaksia

Shkup, 22 korrik – MPB Maqedoni njofton se sot (22.07.2024) në ora 04:00, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria A.I (35) nga fshati Nikushtak, Komuna e Likovës.

Siç njoftojnë nga MPB, ai është i dënuar me pesë vite e shtatë muaj burg për veprat penale “prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar me lëndë narkotike, “trafikimi i qenieve njerëzore” dhe “falsifikimi i dokumenteve” dhe kërkohej me urdhër të vuajtjes së dënimit për tre vite.

“Personi është dërguar në Institucionin Korrektues të Burgut Idrizovë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me burgim”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More