Arrestohet një person nga Manastiri, dyshohet për zjarrvënie

nga D V

Shkup, 5 shtator – Në fshatin Kremenicë-Manastir, mbrëmë në orën 19:20 nëpunës policorë të Njësisë policore Velushinë në kuadër të SPB Manastir, kanë privuar nga liria I.T. (27) nga fshati Kremenicë.

MPB-ja sot njoftoi se ai është hasur duke ndezur zjarr pranë një fabrike të ujit, gjatë së cilës është djegur barë i thatë.

Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë territoriale kundër zjarreve në Manastir.

“Gjatë kontrollit ndaj I.T. është gjetur një çakmak me të cilin ka ndezur zjarrin. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal”, njoftoi MPB-ja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More