Arrestohet një person nga rrethina e Shkupit për shkak të shkaktimit të aksidentit në komunikacion, me pasoja vdekjeprurëse

nga Xh M

Nëpunës policorë nga Shkupi dje kanë arrestuar një shofer 24-vjeçar, për shkak të shkaktimit të aksidentit në komunikacion, me pasoja vdekjeprurëse.

Siç informoi MPB-ja, dje në ora 18:54 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Aco Shopov” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të tipit “Fiat Panda” me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.R.(24) nga Bukoviqi, automjetit të tipit “Pezho 2008” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.A.(52) nga Shkupi dhe motoçikletës “Suzuki’” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.J.(34) nga Shkupi.

“Në aksident, motoçiklisti A.J ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit ‘8 Shtatori’, pastaj është transferuar në Kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’, ku më pas ka ndërruar jetë. Mjeku ka konstatuar vdekjen dhe me udhëzim të prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. Shoferi B.R. ka pësuar lëndime trupore, të cilat i janë konstatuar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit ‘Shën Naum i Ohrit’ Shkup dhe pas ndihmës në ora 01:00 në zonën e Qendrës është privuar nga liria dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të bëhet kallëzim me procedurë urgjente. Ekzaminimi është kryer nga prokurori kompetent nga PTHP Shkup dhe një ekip ekzaminues nga SPB Shkup”, thuhet në kumtesë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More