Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

nga Redaksia

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën kanë arrestuar një zyrtar policor në Gjakovë me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual “.

Hetuesit e IPK-së janë njoftuar përmes telefonit lidhur me dyshimet se ky zyrtar policor kishte kryer veprime të kundërligjshme.

IPK në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë ka filluar një hetim ndaj zyrtarit të dyshuar për veprën penale “Ngacmim seksual “ ndaj një viktime të mitur.

Hetuesit në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore ku pas këtyre veprimeve fillestare hetimore zyrtari policor është arrestuar të mërkurën, kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More