Shkup, 25 prill – Policia mbrëmë rreth orës 23:30 në vendkalimin kufitar Tabanoc, në dalje të shtetit, e ka privuar nga liria N.K. (29) nga Republika e Greqisë. Gjatë kontrollit kufitar dhe kontrollit të automjetit me targa kombëtare gjermane, të cilin e ka drejtuar, janë gjetur disa mjete të ndryshme piroteknike.
Siç njofton MPB-ja, personi u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në bashkërendim me prokurorin publik, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.