Arrestohet një shtetas i Maqedonisë në Kukës, kërkohej nga autoritetet belge

Policia kufitare në Kukës ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë, i shpallur në kërkim nga autoritetet belge.

 

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, u bë arrestimi i Djelal Feratit, pasi autoritetet gjyqësore në Antwerp, Belgjikë e kanë dënuar me 3 vite burg për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Vjedhje”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957

Related posts

Dyshon se i është ndryshuar kontrata te noteri, Policia heton rastin

D V

Sulmoi policin, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Redaksia

Prishtinë, babai rrahë vajzën e tij të mitur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com