Arrestohet një shtetas serb, ka transportuar emigrantë

Shkup, 13 tetor – Nëpunësit e policisë dje në hyrje të Gjevgjelisë, në pikën kufitare “Bogorodicë” e kanë privuar nga liria M.A (47) nga Republika e Serbisë, për shkak të transportimit të emigrantëve.

Siç informojnë nga MPB-ja, në makinën “shkoda superb” me targa serbe, të cilën e ka drejtuar, ka transportuar dy emigrantë – A.J. (30) nga India dhe M.M (29) nga Pakistani.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa M.A u është dorëzuar nëpçunësve të policisë të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Jug. Emigrantët janë vendosur në Qendrën Transitore “Vinojug” në Gjevgjeli për procedurë të mëtejshme.

Related posts

Një viktimë në aksidentin në rrugën lokale në Manastir

Z H

Arrestohet një person me urdhërarrest

D V

MPB gjatë fundjavës shqiptoi 374 sanksione për vozitje të shpejtë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More