Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Kronika

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së, kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

“IPK ka pranuar mbrëmë informacione nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Prishtinë ka kryer veprën penale dhunë në familje. Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar viktimën e këtij rasti – bashkëshorten e tij.

Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin për media.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Postime të ngjashme

Theret me thikë një 27-vjeçar në Maqedoni

D V

Infektologu Tolaj tregon se pse po infektohen të vaksinuarit kundër COVID-19

D V

Nesër mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden

D V

Kurti, letër falënderimi kryeministrit të Kroacisë: Kosova do të mbajë zemrën dhe derën hapur për miqtë si ju

D V

Loja me kthimin e rasteve në rigjykim, dy dekada në kërkim të drejtësisë

D V

Italia me masa të reja antiCOVID, kufizime për qytetarët që udhëtojnë në këtë shtet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...