Maqedoni

Arrestohet pronari i kafiterisë “Mosh”

Zhurnal Ads

Shkup, 4 tetor – Është arrestuar personi përgjegjës i Kafiterisë, “Mosh”  në Shkup për kryerjen e veprës penale mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.

Gjatë kontrollës inspektorët kanë konstatuar se ai ka organizuar koncert dhe mes mysafirëve nuk ka pasur distancë prej 2 metrash.

38 mysafirë janë  dënuar për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse ndërsa zhurma ka qenë mbi të lejuarën dhe pronari edhe për këtë do të paditet penalisht.

“Personi është arrestuar për shkak të dyshimit se si person përgjegjës i Kafiterisë “Mosh”, ka kryer vepër penale mosveprim sipas rregullativës ligjore gjatë kohës së epidemisë ,  që dënohet sipas nenit 206, alinea 2 nga Kodi Penal. Personi nuk ka zbatuar protokollin për hapjen dhe punën e objekteve hotelierike për ushqim dhe protokollin për hapjen e kafiterive si dhe rregullat shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”,  thuhet në Kumtesën e Qeverisë.

Inspektorati i tregut, 16 padi penale, 3 padi për kundërvajtje

Inspektorati shtetëror i tregut gjatë një dite ka realizuar 100 kontrolle në objekte hotelerike.

16 padi penale dhe disa padi për kundërvajtje do tu shqiptohen objekteve hotelerike të cilat kanë punuar jashtë orarit të punës pa respektuar protokollet kundër kovid 19. Inspektorët poashtu kanë hasur mbrëmë në 7 dasma të organizuara dhe për të gjitha do ketë padi penale thotë Drejtori i Inspektoratit shtetëror të tregut Stojko Paunovski.

Për tre persona juridik që kanë tejkaluar orarin e punës do të pasojë mbyllja e lokaleve të tyre prej 10 deri në 30 ditë. Përvec Shkupit mosrespektim të orarit dhe masave kundër kovid ka pasur në Strumicë dhe Manastir.

Postime të ngjashme

Analistët: Shkupi të ndërton qëndrim të përbashkët shtetërorë kundrejt Sofjes

XH,I

Shteg i ri për çiklistë pionierë në Vodno

T E

518 të infektuar, 9 të vdekur e 200 të shëruar, ja bilanci i fundit me Covid 19

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...