Arrestohet Rade Trajkovski – Shteklli

nga Xh M

Shkup, 18 janar – Është arrestuar Rade Trajkovski Shteklli, i cili dyshohet për tregti me drogë – mëson TV21 nga burime brenda policisë së Maqedonisë.

Ai ka udhëhequr grupin e mbi dhjetëra anëtarëve të cilët merreshin me mjete narkotike.

MPB dhe Biroja për siguri publike janë në kërkim të arrestimit të gjithë grupit të tij.

Shteklli, siç bëjnë të ditura burimet e njëjta është arrestuar teksa përpiqej të arratiset, në afërsi të një hoteli në rrethinë të Gjevgjelisë.

Në lidhje me këtë aksion të policisë, një polici i është konfiskuar celulari pasi dyshohet se ka dhënë informacione që lidhet me grupet “Baron”, “Bellanoca”, “Gërçec” dhe Shtekllin.

Ai ka qenë i përfshirë edhe në disa përleshje mes narko-grupeve në Shkup dhe ndaj tij disa herë u bë atentat.

Ky aksion i MPB vjen pas shkatërrimit të grupit të Haraçinës – Bellanoca.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More