Agjencia Zhurnal.mk

Arrestohet roja i dyqanit në Tiranë, i pa dy persona duke shtënë me armë në drejtim të objektit, por nuk e lajmëroi askënd

Është arrestuar roja i dyqanit te “Kthesa e Kamzës” në Tiranë, pasi që nuk i lajmëroi as eprorët dhe as pronarin, ani pse e pa se dy persona gjuajtën me armë zjarri në drejtim të dyqanit.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, bëhet fjalë për 66-vjeçarin Perlat Meshi, i punësuar si polic privat në objektin e vënë në shënjestër të të shtënave.

Roja ka parë dy persona me motor që hapën zjarr mbi dyqanin, por nuk ka lajmëruar as eprorët dhe as të zotin e dyqanit.

Lidhur me ngjarjen policia njoftoi ditën e djeshme se rreth orës 08:25 të së martës, është njoftuar salla operative nga shtetasi S.A., pronari i një dyqani elektro-shtëpiake Zanussi, ku pretendon se tek dera e dyqanit, ka gjetur disa gëzhoja armë zjarri dhe xhamin e derës të thyer.

Aktualisht vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...