Arrestohet shefi i sektorit të narkotikëve në Durrës, zbulohen shkaqet

nga D V

Një drejtues i lartë i policisë së shtetit në zonën e Durrësit është vënë në pranga mbrëmjen e së enjtes nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gazmir Preçi, me detyrë Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës është arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv.

Nga provat e mbledhura është vërtetuar se Preçi duke shfrytëzuar detyrën e tij si efektiv policie ka shantazhuar pronarin e një biznesi duke i kërkuar atij 20 mijë euro me qëllim që të mos ja mbyllte atë.

Preçi është arrestuar në momentin që ka marrë 10 mijë euro, teksa janë sekuestruar dokumente që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate telefonikë celularë.

Hetimet vijojnë pë dokumentimin e plotë me prova ligjore, si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More