Në datën 24.12.2020 në orën 02.05 në Kalimin kufitar “Deve Bair”, është privuar nga liria H.D.C.(49) nga R. e Turqisë, i cili po drejtonte automjet transportues “Reno” me gjysmërimorkio “Tirsan”, me targa nacionale turke, sepse gjatë inspektimit ka dorëzuar kartë të gjelbër ndërkombëtare të falsifikuar, të lëshuar nga R. e Turqisë. Personi është dorëzuar në Stacionin policor të Kriva Pallankës për procedim të mëtutjeshëm.