Shkup, 10 shtator – Zhurnal.mk – Në protestën e mbajtur dje nga ana e VMRO-DPMNE-së, një person i panjohur sulmoi gazetaren Millka Smilevska dhe kamermanin Jorde Angelloviq, të dy nga mediumi Al Xhezira, informon Zhurnal.
Por menjëherë policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë sulmuesin.
MPB informon se M.S në ora 18:30 ka denoncuar se në rrugën “Maqedonia” ku është mbajtur protesta, e ajo ka qenë në vend pune si gazetare, derisa ka biseduar me një nga personat që kanë marë pjesë në protestë, ka ardhur A.I (41 vjeçar) nga Shkupi, e ka goditur me shuplakë me çka gazetares i ka rënë mikrofoni.
A.I është arrestuar dhe kundër tij do të ngritet padi adekuate.//Zhurnal.mk