Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Arrestohet “tmerri i Palasës”, autor i disa grabitjetjeve në banesa. Dyshohet edhe për përdhunime

Blutë e Vlorës kanë arrestuar personin i cili ishte kthyer në tmerrin e Palasës, ku grabiti një sërë banesash dhe ka përdhunuar të moshuarat.

Prej ditësh i riu grabiste banesat në Palasë, por policia ende nuk kishte rënë në gjurmët e tij, teksa sot ka rënë në prangat e bluve.

Personi në fjalë, teksa është pikasur nga policia, është munduar të largohet, por pa mundur që t’ja dalë.

Nga pamjet shihet sesi është i mbuluar me thesë në kokë në momentin kur po shoqërohet në komisariatin e Himarës. Kjo, edhe për shkak të akuzave për përdhunim.

Krahas banesave që vidhte, ka dhe akuza nga të moshuara në Himarë për përdhunim, ku do të përballet edhe me to nëse vërtetohen. Autori i dyshuar është identifikuar nga kamerat e sigurisë së një prej banesave që ka grabitur. Krahas sendeve dhe orendive me vlerë vidhte edhe ullinj, vaj ulliri, raki etj.

Në dëshminë në komisariat, ai nuk i pranon krimet e bëra, duke deklaruar se nuk i ka kryer ai dhe e vërteta do dali në shesh.

Postime të ngjashme

Çekia dëbon 18 diplomatë rusë, të përfshirë në spiunazh e sabotime. Alarm në të gjithë Europën

R Zh

Të infektuarit me Kovid-19 nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit

N E

Aleksandër Vuçiq: Berisha dhe Basha flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe

N E

Monika Kryemadhi: Në Berat nga 3 do të marrim 4 mandate

N E

Aeroporti i Kukësit/ Rama: “Pas pak zbresim këtu, në Kukës”

N E

Mbi 40 mijë vaksina AstraZeneca, Soreca: I lumtur për të luftuar së bashku pandeminë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...