Agjencia Zhurnal.mk

Arrihet akordi mes liderëve politik: Zgjedhjet do të shtyhen

Shkup, 17 mars – Zhurnal.mk – Liderët e partive politike në takimin e sotëm tek presidenti Stevo Pendarovski u dakorduan se duhet medoemos të shtyhen zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit, informon Zhurnal.

Siç u shprehën të gjithë përfaqësuesit e partive politike, prioritet në situatën aktuale me korona virusin duhet të jetë shëndeti dhe jeta e qytetarëve.

Në takim morën pjesë liderët e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, LSDM-së Zoran Zaev, ASH-së Ziadin Sela, Alternativës Afrim Gashi dhe Lëvizjes Besa Bilall Kasami.

Në emër të BDI-së në takim erdhën Bujar Osmani dhe Izet Mexhiti, ndërsa nga PDSH ishin Orhan Ibraimi dhe Frymëzim Dauti.

Në takim ishin edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryeministri Oliver Spasovski.

Ndërkohë lideri i LSDM-së Zoran Zaev i ka kërkuar presidentit Pendarovski që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në gjithë shtetin.

“Në takim ndamë qëndrimin se nuk ka kushte për zbatimin e zgjedhjeve, dhe si politikanë përgjegjës, të gjitha kapacitetet tona dhe resurset i vëmë në funksion për mbrojtje të qytetarëve në luftën kundër korona virusit. Të gjithë e kemi të qartë sa serioze është kjo krizë shëndetësore e shkaktuar nga korona virusi. Tani duhet ekspertët të gjejnë mënyrë juridike për të shtyrë dhe për t’i ricaktuar zgjedhjet parlamentare”, ka deklaruar Zaev.

Edhe liderët e VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës për Shqiptarët, Hristijan Mickoski dhe Ziadin Sela u deklaruan se të gjithë së bashku janë dakorduar që zgjedhjet të shtyhen, por se për të njejtën duhet të ftohen ekspertët juridik të cilët do të gjejnë mënyrë ligjore dhe kushtetuese që kjo të ndodhë.

I të njejtit mendim ishte edhe lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i cili u shpreh se shëndeti i qytetarëve gjithsesi se është më i rëndësishëm se zgjedhjet dhe se kanë kërkuar që zgjedhjet të shtyhen për një afat të pacaktuar.

“Sot, në takimin e liderëve tek Presidenti i Shtetit, u dakorduam që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të shtyhen për një afat të pa caktuar, shkaku i ‘COVID – 19’. Shëndeti i qytetarëvë është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër. Andaj, t’i respektojmë rekomandimet për të qëndruar në shtëpi, sepse vetëm kështu pandeminë mund ta mposhtim më lehtë!”, është shprehur Kasami.

Qëndrim të njejtë kishte edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, parti të cilën e përfaqësoi Bujar Osmani dhe Izet Mexhiti.

Osmani para mediave u shpreh se BDI në periudhën e fundit e ka promovuar këtë konstatim, dhe se shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm dhe prioritet.

“Konstatimi është i përbashkët se zgjedhjet duhet të shtyhen. Kjo është qëndrim i BDI-së që po e promovojmë në disa ditë të fundit, sepse shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm në këtë situatë dhe duam që të fitojmë virusin, e më pak të rëndësishme janë proceset politike”, tha Osmani.

Ndryshe nga të tjerët, Partia Demokratike Shqiptare para kohe e braktisi takimin, duke u ankuar se në takim po qëndrojnë vetëm si dekorim dhe se nuk kanë kurfarë peshe si parti shqiptare./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...