Arrihet dakordësia mes mazhorancës e opozitës për votën e diasporës, flet Bylykbashi

nga D V

Grupi i dialogut për reformën zgjedhore mes mazhorancës dhe opozitës ka rënë parimisht dakord për votën e Diasporës.

Parimisht palët janë dakordësuar që të votojnë të gjithë qytetarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi tha në një komunikim për mediat se drafti i paraqitur nga opozita është shumë i gjerë dhe nuk përfshin vetëm emigrantët.

“Në gjykimin tonë të gjithë shtetasit shqiptarë duhet të kenë të drejtë vote nëse ndodhen jashtë Shqipërisë për një arsye të rëndësishme për një kohë të caktuar. Të gjithë që janë emigrantë të ligjshëm apo jo por që kanë një adresë komunikimi; studentët, ushtarakët, të kenë mundësi të regjistrohen në KQZ me dokumentacionin që vlen për ato zgjedhje”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More