Agjencia Zhurnal.mk

Arrihet marrëveshja: Depay lojtar i Barcelonës

Sulmuesi i Lyonit, Memphis Depay, do t’i bashkohet Barcelonës në ditët në vijim, pas arritjes së marrëveshjes në vlerë 25 milionë euro plus bonuse.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat në Holandë.

Synimi kryesor i Barcelonës këtë verë ishte sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, por gjiganti katalonas dështoi në përpjekjet e veta për t’i siguruar shërbimet e tij, transmeton Gazeta Express.

Interi e ka hequr nga tregu argjentinasin dhe menaxheri i tij konfirmoi dje se Lautaro do të qëndrojë në Giuseppe Meazza.

Depay ishte i dyti në listën e ngushtë të trajnerit të ri Ronald Koeman, bashkëkombësit të tij, nën urdhrat e të cilit ka luajtur në Kombëtaren e Holandës.

Gazeta e madhe holandeze, De Telegraaf, raporton se marrëveshja për Depay është arritur tashmë.

“Memphis do të luajë përkrah Lionel Messit”, shkruan e përditshmja holandeze.

26-vjeçari ishte dëshira e parë e Koemanit më t’u emëruar trajner i Barçës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...