Agjencia Zhurnal.mk.

Arrihet marrëveshja mes Liverpoolit e Lyonit për Xherdan Shaqirin

Liverpool ka rënë dakord për një tarifë prej 12 milionë euro për shitjen e Xherdan Shaqirit te Lyoni.

Reprezentuesit zviceran i është dhënë leja për t’iu nënshtruar testeve mjekësore me klubin francez me kushtet personale të dakorduara tashmë.

Shaqiri luajti 63 herë për Liverpoolin pas transferimit të tij prej 15 milionë euro nga Stoke City në verën e vitit 2018.

Lojtari 29-vjeçar i tha Jurgen Kloppit këtë verë se donte të largohej dhe kërkonte të shkonte dikur ku mund të luante rregullisht dhe drejtori sportiv i Liverpoolit, Michael Edëards ka pranuar kërkesën e tij pas një oferte të përmirësuar nga homologu i tij nga Lyoni, Juninho. Oferta fillestare e Lyon prej vetëm katër milionë u refuzua menjëherë.

Burime të afërat në Anfield këmbëngulin se ata kanë qenë duke planifikuar për largimin e Shaqirit gjatë 12 muajve të fundit. Ata sanksionuan huazimin e Harvey Elliot te Blackburn Rovers verën e kaluar për t’i dhënë atij kohën e duhur të lojës për të bërë hapin në skuadrën e Klopp këtë sezon.

Elliott shihet në mënyrë efektive si zëvendësuesi i Shaqirit për Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve. 

Related posts

Fabrizio Romano konfirmon datën se kur do të vendoset e ardhmja e Ten Hag

D V

Klopp tregohet i sinqertë pas eliminimit nga Liga e Evropës: Atalanta e meritoi kualifikimin tutje

D V

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy