Arrihet marrëveshja mes Manchester Unitedit dhe Real Madridit për Varanen

Manchester United më në fund ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Raphael Varanes.

 

Djajtë e Kuq ka disa javë që po tentojnë transferimin e francezit, mirëpo deri më sot nuk kishin sukses.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, marrëveshja mes Unitedit dhe Los Blancos tashmë është arritur.

Kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla, që të bëhet prezantimi në formë zyrtare i kalimit të Varanes në Old Trafford.

Besohet se shuma e transferimit është në 50 milionë euro, e që kontrata e lojtarit do të skadonte verën e vitit të ardhshëm.

Pas Jadon Sanchos, ky është transferimi i dytë i Unitedit, derisa kanë shpenzuar mbi 150 milionë euro për këto dy marrëveshje. 

Related posts

Nesër vaksinohen futbollistët e Lazios, disa prej tyre po refuzojnë ta marrin vaksinën anti-COVID

D V

Realizoi het-trik, mirëpo Haaland dhuroi edhe ‘huqjen’ e mbrëmjes te Norvegjia

D V

Mbappe i thotë “Jo” kontratës së re nga PSG

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com