Arrihet marrëveshja totale, Ruben Amorim mund të konsiderohet trajner i ri i Man Utd

nga D V

Manchester United është bërë me trajner të ri, por zyrtarizimi do të vije pas dy javëve.

Djajtë e Kuq pasi shkarkuan Erik Ten Hag do t’i besojnë drejtimin e skuadrës një trajneri portugez.

Fjala është për Ruben Amorim, i cili do të marrë drejtimin e Djajve të Kuq vetëm më 11 nëntor.

Gjatë pushimit të kombëtareve, Amorim do të zyrtarizohet nga Manchester United dhe do t’i ketë rreth dy javë kohë për të përgatitur skuadrën.

Debutimi i tij në krye të Manchester United pritet të jetë në sfidën e 24 nëntorit në udhëtim te Ipswich Town.

Fabrizio Romano ka njoftuar se Man Utd është pajtuar të paguaj klauzolën e largimit të trajnerit nga Sporting Lisbona prej 10 milionë euro, si dhe 1 milionë euro të tjera për stafin.

Amorim do të nënshkruajë kontratë me Man Utd deri në verën e vitit 2027.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More