Auto

Arrin Volvo i parë elektrik

Një vit pas premierës së tij botërore, filloi prodhimi i Volvo XC40 Recharge P8 AWD.

Volvo, sikurse edhe BMW, nisi prodhimin e modelit të parë elektrik SUV në fund të shtatorit.

Ashtu sikur në rastin e BMW iX3, i cili është i ngjashëm me X3 konvencional, prodhuesi suedez ka dizajnuar SUV-in e tij elektrik me XC40 të rregullt.

XC40 Recharge P8 AWD është montuar në një platformë mekanike Compact Modular Architecture (CMA) të zhvilluar së bashku me grupin kinez Geely, i cili gjithashtu zotëron Volvo.

Sistemi i shtytjes elektrike ndahet me modelin Polestar 2 dhe përbëhet nga dy motorë elektrikë me një fuqi totale të kombinuar prej 408 kuaj fuqi (300 kW). Falë tyre, Recharge XC40 përshpejton nga 0-100 km/orë për 4.9 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 180 km/orë.

Motorët ushqehen nga një bateri litium-jon 78 kWh, e cila siguron autonomi maksimale deri në 418 km, sipas standardit WLTP.

Volvo pretendon se një bateri në një mbushës të shpejtë mund të rimbushë 0-80% të kapacitetit për 40 minuta.

Volvo XC40 Recharge është prodhuar në Belgjikë dhe çmimi në Gjermani fillon nga 60.437 euro, pa subvencione shtetërore./KSP

Postime të ngjashme

Mercedes-Maybach GLS 600 2021, një veturë që po quhet ‘kulmi i luksit’

admin

Në panairin ndërkombëtar në Pekin, 785 modele të reja automjetesh prezantohen për herë të parë

admin

Volkswagen ID.3 gjatë testit të përplasjes, rezultatet ishin të mira

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...