Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Arritën 20 mijë vaksina Sputnik V si donacion nga Serbia

Shkup, 1 prill – Zhurnal.mk – Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, kanë arritur marrëveshje për donacion prej 40 mijë vaksinave “Sputnik V”, prej të cilave 20 mijë arritën sot në aeroportin e Shkupit, informon Zhurnal.

Dërgesa u prit nga kryeministri Zaev dhe ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, të cilët i faleminderuan presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministren Ana Brnabiç.

“Vet ky hap është zemërgjërë, nga 100 mijë vaksina, Serbia na dhuroi 20 mijë. Gjithkund në botë ka luftë për vaksina, ndërsa populli serb me atë maqedonas ndajnë diçka që është e tyre, kjo e forcon miqësinë mes Serbisë dhe Maqedonisë. Këto 20 mijë vaksina janë kuota e parë që të mund të vazhdojmë procesin e vaksinimit pa ndalesa”, deklaroi Zaev.

Edhe ministri Filipçe faleminderoi Serbinë për donacionin, dhe tha se vaksinat ruse od të shfrytëzohen për t’u vaksinuar pjesa kritike.

“Me këtë akt mundësohet vazhdimësi në vaksinim. Derisa presim mendimin nëse mund ti vaksinojmë të rinjtë me AstraZeneca, do të vazhdojmë me Sputnik, me qëllim që në vaksinim të kyçen sa më tepër qytetarë. Faleminderit për solidaritetin Serbisë”, tha Filipçe.

Deri tani Serbia Maqedonisë i ka dhuruar tetë mijë doza nga kompania amerikane “Pfizer”.

Nga Qeveria nuk precizuan kur do të arrijnë 20 mijë dozat tjera Sputnik.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Dafina Vidishiqi

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...