Arritën edhe 149 qytetarë nga Afganistani për të cilët Maqedonia e Veriut siguron qëndrim të përkohshëm

Shkup, 8 tetor – Një grup i ri prej 149 qytetarësh nga Afganistani erdhën mbrëmë vonë në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup. Siç informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, bëhet fjalë për bursistë të Fondacioneve Shoqëri e Hapur dhe qytetarë të cilët kanë punuar në misionet ndërkombëtare për zhvillimin e demokracisë në Afganistan, si edhe anëtarë të familjeve të tyre.

Qytetarët do të akomodohen përkohësisht në Shkup derisa nuk sigurohet transfer deri tek destinacioni i tyre përfundimtar, derisa shpenzimet në tërësi janë mbuluar nga organizatat ndërkombëtare.

“Pas aterimit mbrëmë vonë u zbatua procedurë standarde, kontroll i sigurisë dhe mbrojtje, mbështetje mjekësore, test PCR dhe mundësi për vaksinë. Kryqi i Kuq u ndahu pako higjienike dhe veshje, ndërsa shtesë edhe për personat të cilët paraprakisht kanë ardhur në Maqedoninë e Veriut, Kryqi i Kuq shpërndau mjete shtesë për higjienë, veshje dimri dhe mbathje”, thuhet në kumtesë.

Republika e Maqedonisë së Veriut, thuhet në kumtesën e shërbimit qeveritar për shtyp, mbetet e përkushtuar si pjesë e aksionit ndërkombëtar humanitar për të ndihmuar qytetarët e Afganistanit të cilët gjatë periudhës së kaluar kanë punuar në përmirësimin e të drejtave të njeriut, në demokraci dhe paqe dhe deri më tani në vend për qëndrim të përkohshëm arritën gjithsej 450 qytetarë të Afganistanit.

Related posts

Kurti shprehi ngushëllime për tragjedinë e ndodhur në Tetovë

D V

Ekskluzive nga Drita Islami: Për herë të parë do të vrapoj në 800 metra

Z H

Shekerinska: Të ndërtojmë sërish dhe më mirë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More