Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Arritën vaksinat e parë nga Serbia, Zaev: Solidariteti u dëshmua në vepër!

Shkup, 14 shkurt, Zhurnal.mk – Kryeministri Zoraz Zaev pas pranimit të vaksinave nga Serbia ka deklaruar si shenjë miqësie Serbia sot në mënyrë solidare ka ndarë një pjesë të vaksinave me Maqedoninë.

“Pakoja nga 4.680 nga gjithsej 8000 është shenjë miqësie dhe ndihmë deri sa të na arrin vaksinat që i kemi porositur. Asgjë nuk ka përfunduar dhe duhet të jemi vigjilent. Si asnjëherë më parë pandemia na tregoi se jemi të lidhur me vlerat më të mira. Takimi jonë i sotëm është rezultat pikërisht i miqësive mes popujve dhe mirëkuptimit se si jemi gjetur shtetet në botë”, ka thënë Zaev, Sipas tij kjo vepër i përforcon marrëdhëniet mes dy shtetet.

Nga ana tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se është i lumtur që Maqedonia do të fillojë vaksinimin, ndërsa tha se ata nuk kanë asnjë interes përpos që vendi të avancojë. Sipas tij procedura për t’i sjellë në Maqedoni ka qenë shumë e komplikuar.

“Ky është një dhuratë shumë e thjeshtë të cilën besoj se edhe ju do të na kishit bërë. Miku i vërtetë është ai i cili ju gjindet pranë jush kur keni nevojë, dhe jo kur e keni gjithçka të lehtë. Besoj se kjo sasi do të jetë e mjaftueshme për mjekët dhe besoj nëpërmjet iniciativave do të vazhdojmë për përkrahje që do të sjellë përparim”, ka deklaruar Aleksandar Vuçiq, raporton SHENJA.

Për dërgesën e dytë, Vuçiq tha se ajo do të arrijë me kohë ngase tani është siguruar leja për transportimin e vaksinave.

Postime të ngjashme

Osmani: Ilindeni, festë që do të na bashkojë

Z H

SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit

Z H

Një orë pritje në kufirin Maqedoni-Greqi

Z H

Blerim Bexheti: Komuna e Sarajit çdoherë do mbështesë aktivitetet kulturore

R Zh

Në Krushevë është hapur manifestimi “10 ditë të Republikës së Krushevës”

Z H

Zaev përkujton viktimat dhe uron kryengritjen e Ilindenit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...