Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Arriti një miliard dëgjime, Bebe Rexha bëhet qesharake duke ngrënë mëngjesin mbi pllakatën që iu dhurua si mirënjohje nga Spotify

Në janar të këtij viti, artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, shënoi një nga arritjet më të mëdha në karrierën e saj.

Ajo tejkaloi shifrën e një miliard dëgjimeve me një prej këngëve të saj në atë që njihet si platforma më e madhe e distribuimit të muzikës në botë, Spotify.

Bëhet fjalë për këngën e vitit 2016, “In the name of love”, e cila erdhi në bashkëpunim me DJ-në e famshëm botëror, Martin Garrix.

Që nga ajo kohë, “In the name of love”, që në shqip do të thotë “Në emër të dashurisë”, është kthyer në një himn të dashurisë për miliona njerëz anë e kënd globit.

Si dhuratë për suksesin e arritur, Spotify i ka dërguar 31-vjeçares pllakatën e mirënjohjes, që deshifron shifrën një miliardë të arritur falë kësaj kënge.

Bebe Rexha e cila është mjaft e njohur për karakterin e saj karizmatik, publikoi së fundmi në rrjetin social Instagram një video qesharake, duke treguar një nga mënyrat se si po e festonte suksesin e “In the name of love”.

Ajo u shfaq duke ngrënë një tas me ‘corfleks’-a, me pjatën e vendosur mbi pllakatën e mirënjohjes së Spotify-t.

“Faleminderit Spotify, të gjitha shakatë mënjanë, në mënyrë shumë mirënjohëse. Faleminderit djema. (Gjithashtu a vendos dikush tjetër kube akulli në qumështin e tij?)”, ka shkruar këngëtarja me prejardhje nga Dibra në Instagram.

E njëjta përndryshe ka paralajmëruar se këtë të premte do të publikojë këngën e saj të re me titull “Sacrifice”.

Postime të ngjashme

Të famshmit nga estrada shqiptare urojnë Muajin e Shenjtë të Ramazanit

S.B.

Linda Halimi: Kam ende të afërm që nuk më flasin pas martesës me Big D

S.B.

‘Për një javë të mbarë’ – Rita Ora poston imazhe nga plazhet në Sydney

S.B.

Reperi Kid Cudi nderoi Kurt Cobainin duke veshur një fustan dhe xhemper si legjenda e “Nirvana”

S.B.

‘Duke u përpjekur të bëj një foto’ – Dafina duket e mrekullueshme në imazhet e reja

S.B.

Lista me 23 yjet e famshme që refuzojnë të krijojnë profile në rrjetet sociale

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...