Arsenali do të bëjë gjithçka për transferimin e Isak në janar

nga D V

Arsenali po vazhdon garën për titull edhe këtë vit, pasi dy vitet radhazi e kanë humbur atë në ndeshjet e fundit.

Megjithatë për të arritur Liverpoolin që është nëntë pikë para, Topçinjtë duhet të përforcohen në afatin kalimtar të janarit.

Mikel Arteta e di se ka nevojë për një qendërsulmues dhe këtë ia ka bërë të qartë drejtuesve të klubit.

Objektivi kryesor është Viktor Gyokeres, por nëse nuk arrihet suedezi atëherë synohet një bashkëkombës i tij, Alexander Isak.

The Sun ka raportuar se Arsenali është gati të bëjë gjithçka për transferimin e Alexander Isak.

Topçinjtë janë të gatshëm të shpenzojnë 95 milionë euro për të arritur te Isak, i cili po kalon vitin e tij të tretë në Ligën Premier.

Isak edhe në verë ishte i lidhur me Arsenalin, megjithatë ishte Newcastle që ndaloi transferimin e tij në Emirates Stadium.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More