Agjencia Zhurnal.mk

Arsenali do të ndahet me Mustafin

Shkodran Mustafi pritet të largohet nga Arsenali pas përfundimit të sezonit aktual. Qendërmbrojtësi shqiptar mund të rikthehet në Serie A, ku e duan Interi, Milani dhe Roma

Eksperienca e Shkodran Mustafit në Arsenal pritet të marrë fund shumë shpejt.

Futbollisti shqiptar mund të largohet nga “Emirates Stadium” pas përfundimit të këtij sezoni.

Paraqitja e zbehtë ndaj Brightonit i ka shtuar mundësitë e largimit të përfaqësuesit gjerman nga Londra, shkruan portali “transfermarketweb.com”.

28 vjeçari është pjesë e “Topçinjve” që nga viti 2016, ku ishte transferuar nga Valencia.

Ai ka dështuar ta tregojë veten tek “Gunners” dhe ka marrë shpesh kritika.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka kontratë me Arsenalin deri në qershor të vitit 2021.

Mirëpo, gjatë kësaj vere ai mund të rikthehet në Serie A, ku kishte luajtur me Sampdorian, për t’iu bashkuar Interit, Milanit ose Romës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!