Agjencia Zhurnal.mk

Arsenali e sheh Jimenezin si zëvendësues të kapitenit Aubameyang

Arsenali pritet të mbetet pa kapitenin e tyre të parë Pierre-Emerick Aubameyang në verë.

Sulmuesi nga Gaboni nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Arsenalin, kontratë e cila skadon në verën e vitit 2021.

Kësisoj londinezët kanë vendosur ta nxjerrin në shitje në verë, për të fituar nga shitja e tij.

Topçinjtë tanimë kanë gjetur edhe zëvendësuesin e kapitenit, një lojtar që e njeh mjaftë mirë Ligën Premier.

Fjala është për meksikanin e Wolverhampton Wanderers, Raul Jimenez i cili ka shkëlqyer këtë edicion në Angli.

Arsenali është gati të shpenzojë rreth 60 milionë euro për afrimin e meksikanit në Londër.

28-vjeçari në 44 ndeshje në të gjitha garat për Wolves këtë edicion ka shënuar 22 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë.

Në garë për meksikanin janë edhe Real Madrid dhe Manchester United.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...