Agjencia Zhurnal.mk

Arsenali ia plotëson dëshirën Willianit, i ofron kontratë tre-vjeçare

Arsenali i ka bërë ofertë zyrtare Willianit me një kontratë tre-vjeçare, duke u bërë favorit për të nënshkruar me brazilianin.

Mikel Arteta dhe shansi për të punuar me kolegun e tij brazilian Edu janë arsyet që Arsenali janë favoritët për të siguruar firmën e Willian, përcjell lajmi.net.

Pavarësisht dëshirës së 31-vjeçarit për të qëndruar te Chelsea, këta të fundit nuk i ofruan kontratë më shumë se dy vite prandaj shanset për ta parë atë në ‘Stamford Bridge’ sezonin e ardhshëm duken të jenë të pakta.

Inter Miami dhe Barcelona gjithashtu po monitorojnë situatën e Willian

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...