Arsenali po përgatit një lëvizje shokuese për transferimin e yllit të Chelseat

nga D. V.

Arsenali raportohet se po konsideron një lëvizje shokuese për Christopher Nkunkun, me sulmuesin e Chelseat që do të jetë në dispozicion për një çmim të ulët këtë verë.

Reprezentuesi francez u transferua në ‘Stamford Bridge’ nga Leipzigu në vitin 2023.

Ai kushtoi 52 milionë euro gjatë asaj kohe, por ka pasur vështirësi me lëndime gjatë kësaj kohe në futbollin anglez, duke luajtur si titullar në vetëm nëntë ndeshje në Ligën Premier këtë sezon.

Nkunku ka regjistruar vetëm 17 gola për Chelsean përmes 56 paraqitjeve në të gjitha garat, me gjashtë prej tyre që erdhën në elitën e futbollit.

Ai sidoqoftë, kishte realizuar 58 gola për Leipzigun gjatë dy sezoneve para se të siguronte këtë lëvizje.

Arsenali, të cilët janë në gjueti për një sulmues, besojnë se francezi mund të jetë një përforcim i duhur në ‘Emirates’.

Është raportuar se Barcelona dhe një numër klubesh nga Bundesliga janë duke monitoruar gjithashtu situatën e Nkunkut.

Kjo për shkak se ai mund të jetë në dispozicion për jo më shumë se 40 milionë euro, që konsiderohet një shumë e vogël për një lojtar që tashmë është dëshmuar në nivelet më të larta.

Teksa Arsenali është vënë në ndjekje të Nkunku, ata gjithashtu besohet se kanë mbajtur bisedime me sensacionin suedez Victor Gyokeres si dhe me Benjamin Seskon.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More