Arsenali po planifikon një goditje të dyfishtë – dy lojtarë të Bournemouthit në orbitën e tyre

nga D V

Arsenali raportohet se po planifikojnë një marrëveshje befasuese për transferimin e dy lojtarëve nga një klub rival në Angli.

Pasi humbën garën për titull ndaj Manchester Cityt për dy sezone radhazi, Mikel Arteta po shpreson se edicioni 2024/2025 do të jetë ai i triumfit për ekipin që udhëheq.

Deri më tani këtë sezon, Arsenali ka mbledhur 17 pikë nga shtatë ndeshje dhe gjenden në pozitën e tretë, një pikë mbrapa liderit Liverpool dhe janë vetëm mbrapa Cityt për shkak të goldallimit.

Përkundër faktit se kanë kaluar vetëm shtatë xhiro, është raportuar se Arsenali tashmë ka filluar të bëjë planifikimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Siç ka raportuar CaughtOffside, ‘Topçinjtë’ kanë identifikuar dyshen e Bournemouth, Antoine Semenyo dhe Milos Kerkez, të cilët vlerësohen rreth 80 milionë euro nga klubi anglez.

Është sugjeruar se Semenyo mund të transferohet si alternativë e Bukayo Sakas ndërsa Kerkez mund ta zëvendësojë Oleksandr Zinchenkon ose Kieran Tierneyn.

Sidoqoftë, është bërë me dije se në rast se Arsenali bën ndonjë lëvizje, ata do të kërkojnë të mbyllin marrëveshjet për më pak para se sa çmimi që kërkon Bournemouth.

Semeny ka shkëlqyer që prej se u bë pjesë e Bournemouthit në janar të vitit 2023, pasi deri më tani 24-vjeçari ka regjistruar tre gola dhe një asistim në shtatë ndeshje të luajtura.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More