Arsenali shumë pranë të siguroj shërbimet e një top mesfushori

nga D V

Arsenali është mjaftë aktive në tregun e transferimeve, pasi kanë zyrtarizuar tanimë Riccardo Calafiorin.

Topçinjtë janë në negociata të avancuara për transferimin e mesfushorit spanjoll Mikel Merino i cili shpërtheu në Euro 2024.

Mesfushori ka pasur paraqitje fantastike edhe në La Liga me fanellën e Real Sociedad dhe ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.

Juventus, Barcelona dhe Bayern Munich gjithashtu janë vënë pas mesfushorit, por Arsenali është në përparësi.

Fabrizio Romano ka raportuar se Topçinjtë tanimë janë shumë pranë marrëveshjes personale me lojtarin.

Ndërkohë pritet të xhindet gjuhë e përbashkët me Real Sociedadin që synon të fitojë 30 milionë euro nga shitja e Merinos.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More