Arsimi i lartë publik në Kosovë bëhet pa pagesë

Arsimi i lartë publik në Kosovë do të jetë pa pagesë, nisur nga 1 tetori i këtij viti.

 

Duke shpallur vendimin e Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti sqaroi se shkollimi pa pagesë do të vlejë për të gjithë ata që duan të studiojnë në nivelet “bachelor” dhe “master”.

Për studentët e doktoratës do të ketë lehtësime të veçanta, tha Kurti.

Ai shtoi se ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës, Arbërie Nagavci, ka nënshkruar tashmë udhëzimin administrativ, me të cilin “arsimi i lartë do të bëhet njësoj i qasshëm për të gjithë”.

“Kjo padyshim se kontribuon në barazinë sociale në vend”, tha Kurti.

“Ne besojmë se në këtë formë, nxisim interesimin për studime të larta, duke përmirësuar kësisoj nivelin e përgjithshëm arsimor të popullsisë sonë”, shtoi ai.

Në universitetet publike në Kosovë, studentët e nivelit “bachelor” kanë paguar deri më tash 25 euro për semestër, përveç vitit të parë të studimeve që ka qenë falas.

Semestri për nivelin “master” ka kushtuar 150 euro, ndërsa për doktoraturë 500 euro.

Related posts

Haradinaj flet pas rezultatit në Prishtinë, uron dy kandidatët që shkojnë në balotazh

D V

​Nga sot hyrja në lokale vetëm me dëshmi të vaksinimit apo testit negativ

D V

Pesë të arrestuarit që po dyshohen se planifikuan sulme terroriste, dalin para gjykatës në Prishtinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More