Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë

nga Xh M

Në orë të mësimit raportohet se është rrahur dhe përgjakur nxënësi 14 vjeç M.A. nga arsimtari J.H., raporton TV21.

Sipas familjarëve rasti ka ndodhur në klasë gjatë orës mësimore të biologjisë.

Rasti është raportuar edhe në polici, ku nga SPB-Kumanovë na kumtojnë se kanë dal më vendngjarje dhe kanë dokumentuar rastin.

Nga sekretariati i ShF “Naim Frashëri” thonë se rasti është paraqitur në komisionin disiplinor të shkollës dhe të hënën do të caktohet masa disiplinore ndaj arsimtarit që dyshohet që ka sulmuar fizikisht nxënësin në fjalë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More