Arsovska fokusin vetëm në vendbanimet maqedonase, zonat shqiptare në harresë!

nga Redaksia

Shkup, 29 mars – Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, haptas ka ndarë mendjen që ndarjen e vendbanimeve ta bëjë në bazë të përkatësive etnike, duke investuar me fokus të jashtëzakonshëm vetëm në vendbanimet shqiptare. E kjo përpos që është diskriminim i pastër etnik është edhe tradhti ndaj votuesit shqiptar, sepse Arsovska sot është në këtë pozitë si e para e qytetit falë votave shqiptare, shkruan Zhurnal.

Qyteti i Shkupit: Ka filluar rindërtimi i urës për këmbësorë të Vardarit, në komunën Qendër –

Qyteti i Shkupit filloi me rindërtimin e urës për këmbësorë Vardar në komunën Qendër. Ky është një nga objektet rindërtimi i të cilit po bëhet në kuadër të projektit për rehabilitimin e 36 urave, mbikalimeve për këmbësorë që janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit, thonë ata.

Ata sqarojnë se disa nga urat dhe mbikalimet pavarësisht nevojës nuk janë riparuar prej dekadash dhe është i domosdoshëm rikonstruksioni i rrugëve, rrethojave, shtigjeve për këmbësorë dhe biçikletave, gjë që do të kontribuojë ndjeshëm në rritjen e sigurisë për të gjithë kaluesit në ato rrugë.

“Rezultatet pozitive do të arrihen me monitorimin sistematik të kompetencave, sepse monitorimi i vazhdueshëm është i nevojshëm për këto objekte infrastrukturore me qëllim të sanimit në kohë dhe mirëmbajtjes së rregullt. Rikonstruksioni i urës për këmbësorë po bëhet me kërkesë të qytetarëve që e shfrytëzojnë çdo ditë, ndërsa punimet ndërtimore po i kryejnë ekipet e ndërmarrjes publike të Shkupit “Rrugica dhe rrugë”, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.

Mirë që është bërë sanimi i kësaj rruge por e keqja qëndron te fakti se nuk është vetëm kjo urë që ka nevojë për sanim përpos kësaj, përderisa në zonat maqedonase bëhet sanimi në zonat shqiptare mungon ndërtimi.

Arsovksa po dëshmon dështimin e saj në çdo premtim të dhënë që nuk po arrin dot të përmbush –

Dy premtimet më megalomane të Arsovskës ishin sigurimi i transportit publik falas për të gjithë qytetarët, dhe blerja e 250 eko autobusëve, për të ruajtur cilësinë e ajrit. Prej të cilëve vetëm një autobus kushton 300 mijë euro. Këto dy premtime deri në realizim ka dhënë afat kohor dy vite. Dhe, tani po mbushen dy vite që kur Arsovska është në krye të detyrës dhe nuk ka arritur të realizojë asnjërin e as tjetrin premtim, që në fushatë i kishte prezantuar edhe si zotime.

Nga premtimet tjera të pa realizuara të Arsovskës është edhe transporti falas për studentët nga të gjitha Universitet private dhe privato-publike, mes tjerash gjatë fushatës zgjedhore Arsovska kishte zhvilluar edhe takime me studentë të Universiteteve private duke iu premtuar se kjo çështje do të zgjidhet menjëherë po sa ajo të zgjidhet në krye të qytetit të Shkupit. Por ende nuk ka asnjë përgjigje ndaj këtij premtimi të dhënë të pa realizuar për studentët. Që i bie se kryetarja aktuale i ka mashtruar studentët.

Ajo poashtu premtoi se për 82 ditë do të pastrojë të gjitha deponitë ilegale në Shkup. Sipas saj, detyrimi i përditshëm i qytetit duhet të jetë angazhimi i kontrolleve dhe inspektimeve me detyrën e deponive që të mos rishfaqen. Ajo më 31 janar tha se të gjitha deponitë e hartuara dhe të zbuluara që kanë premtuar se do t’i pastrojnë, janë pastruar dhe kështu është realizuar premtimi parazgjedhor për përballje me deponitë ilegale në Shkup. Derisa Meta.mk ka bërë një turne nëpër Shkup dhe konstatoi se deponitë ilegale ekzistojnë ende në disa lokacione, që edhe më parë njiheshin si pika të nxehta ku mbetjet hidheshin ilegalisht nga qytetarët e pandërgjegjshëm. Në Karposh 3 dhe 4 këto janë lokacionet përgjatë bregut të lumit Vardar, në komunat Butel dhe Shuto Orizarë është rruga ndërmjet Vizbegut dhe Shuto Orizarit, si dhe rruga ndërmjet Butelit dhe Liqenit të Smilkovës.

Pra, kemi të bëjmë me një kryetare të re e cila nuk ka sjellur asgjë risi, kaosi urbanistik është po i njëjti sikurse në kohën e Shilegovit, problemet me ndërmarrje të ndryshme veç se janë shtuar, problemet me transportin publik, e mos të flasim për deponitë që janë po në të njëjtën gjendje dhe ajri i ndotur i shoqëron qytetarët çdo ditë e natë, pa çka se qytetarët kanë votuar për ndryshim, ndryshimi po mbetet çështje enigmatike. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More