Arsovska: Ka potencial për dyfishimin e këmbimeve tregtare me Kroacinë

Shkup, 1 korrik – Bashkëpunimi ekonomik me Kroacinë ka potencial për dyfishimin e këmbimit tregtar, duke hapur mundësi për investime në fushën e prodhimit industrial, si dhe mundësi për zhvillimin e turizmit midis dy vendeve, porositi kryetari I Lidhjes së Odave Ekonomike – LOE, Danela Arsovska.

 

LOE është pjesë e delegacionit zyrtar të presidentit Stevo Pendarovski që po qëndron për vizitë në Republikën e Kroacisë.

Gjatë vizitës, informojnë nga LOE, kryetarja e LOE-së, Arsovska mori pjesë në takim pune me kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, si në programin zyrtar me presidentin e Kroacisë Zoran Milanoviq.

Pjesë e delegacionit të Lidhjes janë edhe nënkryetari Dragan Mitkovski, kryetar i Odës industriale Trajan Angelovski dhe kryetari i Odës turistike hotelierike të Maqedonisë Vladimir Gramatikov.

Related posts

Më 28 dhe 29 korrik në Shkup mbahet takim Zaev, Rama dhe Vuçiç

Z H

Zoran Zaev: Presim informacione nga Armenia për diplomatin e arrestuar

N E

Mot me diell dhe i ngrohtë mbi mesataren me vranësira të vogla deri në mesatare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com