Shkup, 2 dhjetor – Shqetësues është situata me numrin e vdekjeve që sa më shkon në rritje si pasojë e ajrit të ndotur. E ajri më i ndotur në nivel vendi është në kryeqytet, me të cilën udhëheq një kryetare që ka dështuar në çdo sferë. Derisa Shkupi kryeson në vendet e para të botës e shpesh herë në Evropë për ajrin më të ndotur, kryetarja Arsovska është e zënë në befasi nuk dinë ka t’ia mbajë. Nuk ka plan konkret dhe nuk ka masa me të cilat tentohet të ulet ndotja, pra thjeshtë qëndron duarkryq sikurse çdo gjë funksionon sipas normave normale, shkruan Zhurnal.
Numri i vdekjeve nga ajri i ndotur rritet vazhdimisht –
Vlerësimet e Institutit të Shëndetit Publik mbi ndikimin e ajrit të ndotur me grimat PM për periudhën 2019-2021 thonë se çdo vit në Maqedoninë e Veriut humbin jetën 4175 persona, si pasojë e ekspozimit ndaj përqendrimeve të grimcave PM.5, që përfaqëson 17 për qind të vdekshmërisë totale në vend. E shprehur në normë, nivelet aktuale të ndotjes së ajrit atribuohen në 348.4 vdekjeve për 100.000 banorë. Vlerësimet më të fundit të vitit 2024 që i referohen periudhës 2020-2022 arrijnë në 3 493 vdekje, përbën 15.7 për qind të totalit të vdekshmërisë. E shprehur si normë, 291.4 njerëz për 100.000 banorë humbin jetën çdo vit për shkak të cilësisë së ajrit” – ISHP.
“Përderisa krijohen mundësi infrastrukturore qytetarët më shumë do të përdornin biçikleta dhe trotinete. Edhe tani ka që përdorin më shumë se viteve të kaluara, por fakte është që Ministria e Punëve të Brendhshme për fat të keq nuk është aktive ashtu siç duhet të jetë, rrugicat e biçikletave edhe më tej përdoren nga veturat. Dhe mendoj se si ndihmë për ngritjen e vetëdijesimit mund të jetë edhe aktiviteti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, pra aktivitete të gjobave apo sanksionimit të vozitësve që i rrezikojnë biçikletistët”, tha Eli Peseva, Iniciativa O2, për Alsat.
Qeveria miratoi një plan aksional me masa afatshkurtra për uljen e shkarkimeve të substancave ndotëse. Në këtë plan parashihen kontrolle të shtuara të automjeteve, regjim i veçantë i komunikacionit për automjetet e rënda, reduktim I përdorimit të automjeteve zyrtare, lirimi nga puna I grave shtatzëna, personat mbi 60 vjeç; personat me sëmundje malinje dhe astmë kronike.
Por masa të tilla nuk janë parë nga Arsovska –
“Nuk kemi masa konkrete për ndotjen e ajrit”, tha Gorjan Jovanovski në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit, kur në rend dite ishte iniciativa e grupit këshillues të “Qytetit të Gjelbër Njerëzor”, për marrjen e masave për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në Shkup.
Ai theksoi se Qyteti i Shkupit thotë se në shumë vende nuk janë kompetentë dhe se institucionet tjera duhet të veprojnë në pika të caktuara, me të cilat ky grup këshillues nuk pajtohet.
“U renditën institucionet që preken bashkë me qytetin. Nëse qyteti do, mund të fillojë bashkëpunimin, një nismë me këto institucione të tjera, ndotja e ajrit nuk është problem i një institucioni. Është lufta e përbashkët e të gjithëve. Nëse sipas vlerësimeve të fundit në Maqedoni vdesin pesë mijë njerëz në vit nga ndotja e ajrit, mendoj se është e drejtë të mos thuhet se nuk ka kompetencë”, theksoi Jovanovski, duke kërkuar hapa konkretë.
Këshilltari nga LSDM, Gordan Shutarov, tha se ky problem duhet t’i prekë të gjithë dhe bashkëpunimi duhet të jetë multisektorial. Këshilltarja e pavarur, Irena Vitina, tha se e mirëpret veprimtarinë e Jovanovskit, por se Qyteti dhe Këshilli nuk mund t’i urdhërojnë disa institucione të ndërmarrin veprime, por munden dhe kanë iniciativa, siç është ajo për ligjin e propozuar për policinë komunale.
“Nuk mund të pajtohem që Qyteti i Shkupit të mos ndërmarrë asnjë angazhim dhe iniciativë”, nënvizoi ajo.
Kryetari i Këshillit, Trajko Sllaveski, tha se të gjithë duhet ta kenë parasysh këtë çështje sa i përket cilësisë së ajrit, i cili i prek të gjithë.
Pasojat nga ajrit ndotur?
Ndotja e ajrit është shkaku më i madh i vdekshmërisë së parakohshme dhe rritja e numrit të sëmundjeve tek njerëzit. Është rreziku më i madh ekologjik për shëndetin e qytetarëve në Evropë, ku sipas të dhënave të EEA dhe OBSH, është shkaku i rreth 400,000 jetëve të humbura në mënyrë të parakohshme. Sipas analizës së Bankës Botërore, ndotja e ajrit kushton shtetin rreth 2.5% të PBB vjetore për shërbime shtesë të kujdesit shëndetësor, ose 300 milionë euro në vit.
Për shkak të një numri faktorësh socio-ekonomikë, ndotja e ajrit po rritet nga viti në vit, situata po përkeqësohet dhe bëhet alarmante. Analiza të caktuara dhe modelimi i shkarkimeve të substancave ndotëse për ngrohjen e familjeve në luginën e Shkupit tregojnë se ndotja do të rritet me 30% deri në vitin 2025 përveç nëse nuk marrin masa të menjëhershme sistematike për të reduktuar emetimet. Këto shifra do të jenë edhe më të larta nëse emetimet do të shtohen nga sektorë të tjerë, siç është transporti, pjesa e ndotjes të të cilit po rritet më së shpejti çdo vit.
Me ministra që nuk brengosen dot nga ndotja e ajrit, deponitë që të zënë sytë pothuajse në secilin qytet, hapësira të gjelbra që mund të shihen vetëm po u vendosen “syze të gjelbra”, mungesë e parqeve, e shumëçka tjetër mjedisi vazhdon të mbetet në greminë. /Zhurnal.mk